Treshja e KV Prishtina F, cili po merr vendime ose kujt po i shkon fjala?

Volejboll

Treshja e KV Prishtina F, cili po merr vendime ose kujt po i shkon fjala?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:41
Treshja e KV Prishtina F, cili po merr vendime ose kujt po i shkon fjala?

Në klubet e ndryshme të volejbollit në Kosovë, te shumica dihet se cili e ka fjalën kryesore apo kush merr vendime apo siç thonë në popull: Kush i pretë deshat.

Por në KV Prishtina F ende nuk e dimë se cili është më i fuqishmi apo cili merr vendime apo kujt i shkon fjala ose cili e ka guximin?

Mehdi Mehmeti, drejtor sportiv vendos për të gjitha gjëra apo kryetarja Ganimete Gërbovci është vendimmarrëse ose sekretari Fejzullah Ademi, kjo është një mjegull hëpërhë.

Ademi dihet se nuk përzihet për faktin se e ka çështjen e sekretarit dhe i shikon punët profesionale.

Opinioni i sportit skofiar, disa prej tyre, duan ta dinë se Mehdiu apo Ganja vendosin në vendimmarrje, cili e ka fuqinë? Ose Mehdiu është vendimmarrësi nën hije?

Ende e paqartë në një klub që garon në elitën e volejbollit femëror apo cili është më faktor apo më vendimmarrës, për këtë janë kureshtar opinioni i volejbollit? Shkurt e shqip: Cili është vendimarrësi ose asnjëri s'e kanë guximin? Kështu përflitet nga disa në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat