Kur kollet Abedini, bashkohen Mehmeti, Krasniqi e Fejzullahu?!

Volejboll

Kur kollet Abedini, bashkohen Mehmeti, Krasniqi e Fejzullahu?!

Nga: K. Goca Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 15:03
Kur kollet Abedini, bashkohen Mehmeti, Krasniqi e Fejzullahu?!

Bota sportive është shumë interesante, sidomos kur është rivaliteti i madh mes skuadrave edhe kur ka edhe mospajtime mes individëve! 

Është interesant një thënie e një ish zyrtarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, kur e thoshte me aq ironi: “Kur kollet Abedini, i bashkon edhe ata që kanë inate më shumë se sportive, pra në një front të përbashkët, për t’ia dal me lehtë ndaj ‘furtunës’”.

Kësaj radhe, Abedin Ibrahimi, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, po kritikohet ashpër për shkak të organizimit të dobët të Kupës së Federatës, madje u tha se nuk ka pasur as ujë (sa dikujt iu ka “tharë edhe fyti” për ujë në Ferizaj, që një komplet nuk kushton më shumë se 2 euro), parketi ka qenë i papastër dhe gjithçka mungonte, që nga shikuesit e deri te mediat!

Sot pamë se përveç vërejtjeve e kritikave nga klubi i Skenderajt, Prishtina F, M Technologie, që besa edhe Drita, ajo që bie në sy se rivalët më të mëdhenj të kryeqytetit pothuajse u bashkuan me kritika ndaj Federatës. Kryetrajneri i M Technologie Naser Krasniqi dha vërejtjet e tija, drejtori sportiv i Prishtina F, Mehdi Mehmeti e sekretari i këtij klubit, Fejzullah Ademi, kritikuan ashpër për organizim.

A mos vallë ajo thënie e atij zyrtarit, paksa me ironi: Kur kollet Abedini bashkohen të tjerët, a mos vallë po ndodhë edhe kjo me Mehmetin, Krasniqin e Fejzullahun, në luftë për të drejtën sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat