Më në fund Ganimetja shpërthen: Turp nëse vazhdohen të gjuhet ‘Shpica’ - Bota Sot
Më në fund Ganimetja shpërthen: Turp nëse vazhdohen të gjuhet ‘Shpica’

Volejboll

Më në fund Ganimetja shpërthen: Turp nëse vazhdohen të gjuhet ‘Shpica’

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 12:55
Më në fund Ganimetja shpërthen: Turp nëse vazhdohen të gjuhet ‘Shpica’

Ganimete Gërbovci, gruaja që nuk foli asnjë fjalë që nga koha kur e mori pozitën e kryetares së klubit të volejbollit Prishtina F (femrat), që besa nuk doli me as një shkrim në profilin e saj në facebook, më në fund e thyen heshtjen, shpërthen, e humb durimin, duke iu drejtuar komunitetit të volejbollit të Kosovës, ka kohë që ky komunitet që shtyhet me bërryla mes vete herë me arsye e herë pa arsye. 

“Vetëm kësaj here kritikët ”Klubet” paskan të drejtë për shqetësimet e tyre! A do të jep ndokush përgjegjësi për këtë dështim? Por, mendoj që Komesari i Garave duhet ta ketë përgjigjen sipas mandatit që ka!

Mendoj që rrethi shumë i vogël me të cilët funksionon Federata momentalisht të çon në mungesë të resurseve njerëzore, për organizime të tilla nevojiten personel i shumtë që ndihmojnë organizimin dhe momentalisht vërehet një boshllëk i madh ndërmjet një numri të konsiderueshëm të Klubeve dhe Federatës dhe në bazë të kësaj normal që mungon edhe ky personel!

Por ku do të na çon kjo situatë deri në degradim total të volejbollit, andaj hajde të dialogohet se si të dilet nga kjo situatë dhe të zbuten egot personale për hir të volejbollit! Ndryshe turp nëse vazhdohen të gjuhet ”Shpica” nga dy anët”, shkruan Ganimetja në profilin e saj në facebook. Ndryshe, Ganimetja është ish volejbollistja më e mirë që ka pasur Kosova dhe që ka luajtur edhe jashtë kufijve të Kosovës, në Dannunziano të Pescaras së Italisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat