Ajeti: Luboteni e ka kthyer formën e duhur - Bota Sot
Ajeti: Luboteni e ka kthyer formën e duhur

Volejboll

Ajeti: Luboteni e ka kthyer formën e duhur

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 16:20
Ajeti: Luboteni e ka kthyer formën e duhur

Finalja e Kupës së Federatës në volejboll (meshkujt) pritet me drithërima mes dy skuadrave të të njëjtit qytet, kampionit në fuqi Lubotenit dhe kampionit vjeshtor Ferizaj.

Finale që luhet nesër në orën 17.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ku pritet një ballafaqim interesant mes dy skuadrave më të mira në vendin tonë,  që kanë lojtarë cilësorë dhe secila synon trofeun e Kupës së Federatës.

Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për Kupën e Federatës e cila organizohet nga Federata e Volejbollit të Kosovës. Volejbollisti me përvojë dhe prej më të mirëve në vendin tonë, Habil Ajeti, njëherësh alfa e omega e Lubotenit, tha se janë mirë të përgatitur dhe synojnë ta fitojnë këtë trofe.

“Si çdo herë edhe kësaj here KV Luboteni i ka bërë përgatitjes para finales së kupës edhe pse gjatë këtij stinori kemi pas lëkundje në formë, po shpresoj se nesër do ta tregojmë lojën tonë. Veçantia e kësaj finale është se jemi të dy ekipet e të njëjtit qytet, kështu që Kupa do të jetë në Ferizaj”, tha Ajeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Është një ndeshje që do të sjell edhe emocione të mëdha për faktin se te dyja skuadrat janë të një qytetit.  

Ajeti tha se janë komplet dhe përmend edhe disa përparësi. “Normal se do të jemi komplet në finale nuk ka favorit, ne si ekip e kemi eksperiencën e duhur, plus kemi pas edhe kupën e Challenge Cup dhe besoj se e kemi kthyer formën e duhur”, thotë Ajeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat