Fjolla Hyseni: Edhe në finale do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm - Bota Sot
Fjolla Hyseni: Edhe në finale do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm

Volejboll

Fjolla Hyseni: Edhe në finale do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 14:11
Fjolla Hyseni në mes

Universiteti i Prishtinës është kualifikuar në finalen e madhe të Universiteteve që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë. Universiteti e mposhti me 2:0 Universitetin e Zenicës dhe sot në orën 17.30 ndeshen me Universitetin Fer nga Zagrebi.  

Volejbollistja e talentuar Fjolla Hyseni shprehet optimiste para finales së madhe.

“Si ekip jemi komponu shumë mirë dhe kemi realizu lojë të mirë kolektivisht. Tri ndeshjet te luajtura i kemi fitu dhe nuk ju kemi dhen ndonjë rast ekipeve kundërshtare, fal bashkëpunimit të mirë të trajnerit bashkë me lojtaret.

Besoj edhe në finale do të vazhdojmë më të njëjtin ritëm, asnjëherë duke mos e nënçmuar kundërshtarin dhe nuk do të vetëkënaqemi derisa ti arrijmë qëllimin për të cilin kemi ardhur të dalim kampion përsëri në këtë garë ndërkombëtare”, tha Hyseni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat