Universiteti i Prishtinës kampione Universitare në Dubrovnik

Volejboll

Universiteti i Prishtinës kampione Universitare në Dubrovnik

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 19:32
Universiteti i Prishtinës kampione Universitare në Dubrovnik

Vashat e Universitetit të Prishtinës e mbrojtën titullin e kampiones në garën Universitare, që u mbajt tash e disa ditë në Dubrovnik. 

Image

Volejbollistet e Universitetit shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër Universitetit Fer nga Zagrebi, në një finale jashtëzakonisht interesante.

Trajneri Bahri Gjinovci përgëzon lojtaret për angazhim dhe për këtë trofe të çmueshëm, duke e vlerësuar lartë edhe titullin e kampiones që e fituan sonte në Dubrovnik dhe në një konkurrencë të fortë. 

“Jam shumë i gëzuar që prapë dolëm fitues i kësaj gare universitare, volejbollistet tona po tregojnë përherë paraqitje fantastike. Këtë herë duke mos humbur asnjë set të vetmin.

Këtë herë ishim më shumë të përqendruar dhe nuk i lejuam asnjë herë kundërshtarit të na kaloj në epërsi”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat