Mihanja e Sibora, motrat sportiste të Kosovës!

Volejboll

Mihanja e Sibora, motrat sportiste të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 17:05
Mihanja e Sibora, motrat sportiste të Kosovës!

Në Kosovë kemi një numër të madh të talenteve jo vetëm në futboll por edhe në sportet me dorë. Një rast interesant është edhe në sportin skofiar ku kemi motrat Mihane dhe Sibora Gashani.  

Image

Motra e madhe Mihanja luan për senioret e Fushës Kosovës dhe garojnë në elitën e volejbollit të Kosovës, ndërsa Sibora paraqitet për junioret e KV Fushë Kosovës. 

Motrat volejbolliste janë shembull se si luftohet për ngjyrat e klubit. MIhanja luan në pozitën e korrektores dhe Sibora të pranueses, motrat me role të ndryshme.

Së fundi Mihanja ka qenë edhe pjesë e Universitetit të Prishtinës dhe u stolisen me titullin e kampionit në garën e Universiadave që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë. 

Dy motra të talentuara për të cilat do të dëgjohet shumë në të ardhmen, që i takojnë një klubi mirë të organizuar siç është Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat