Bahri Gjinovci vendos për postin e trajnerit...

Volejboll

Bahri Gjinovci vendos për postin e trajnerit...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 13:45
Bahri Gjinovci vendos për postin e trajnerit...

Selektori i kombëtares së Kosovës (meshkujt), Bahri Gjinovci, ka nda mendjen për postin e trajnerit, ku do ta drejtojë njërën nga ekipet e femrave.

Ai është në negociata me disa ekipe dhe sipas tij, në janar do të vendos përfundimisht.

“Gjinovci, ish volejbollist i spikatur dhe ish reprezentues i Kosovë, pothuajse edhe ia ka dhënë pikën se ku do të drejtojë ekipin. Ai pas Vitit të Ri do të tregoj emrin e ekipit”, tha një burim i afërt me Gjinovcin.

Si medium e dimë edhe emrin e klubit, por nuk do ta publikojmë derisa ta zyrtarizojë vet Gjinovci, që vërtet do të jetë një befasi për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat