Deklarata e 2019-ës! ‘Ganimetja apo gruaja që një herë foli, llafazanët u zhduken sikur miu nën dhe! 

Volejboll

Deklarata e 2019-ës! ‘Ganimetja apo gruaja që një herë foli, llafazanët u zhduken sikur miu nën dhe! 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 12:31
Deklarata e 2019-ës! ‘Ganimetja apo gruaja që një herë foli, llafazanët u zhduken sikur miu nën dhe! 

Duroj, duroj dhe një ditë sikurse ia ikën trurin disa komente logjikë e palogjikë nga komuniteti i volejbollit, pavarësisht i cilit tabor apo krah ka qenë apo siç e quajnë disa veten pozitë e disa opozitë, Ganimete Gërbovci, me një shkrim në profilin e saj, hodhi një shkrim  si një bombë dhe heshti disa llafazanë te dy taborëve apo ata u zhduken sikur miu nën dhe, askush nuk reagoi.

Ishte shkrim apo deklaratë e vitit 2019 e presidentes së klubit të volejbollit Prishtina F, Gërbovci, e cila nuk ua bëri të bardhë por ua tha troç me një shkrim dhe pastaj as që u morë me ta! Sepse komuniteti i volejbollit ka kohë që u çu peshë disa prej së mirit e disa prej kinse burrërisë, faktikisht burrërisë fals,  por askush nuk doli me një plan si ta rrisim nivelin e si të bëjmë një të mirë në përgjithësi për sportin skofiar.

Pa përmendur me emra,  dikush e tha, pak ka rëndësi a është brenda apo jashtë federatës: “Ganimetja në verë ka qenë afër që të emërohet selektore e kombëtares së Kosovës për grupmoshat e reja, por ajo kishte zgjedhur kryetarllëkun në klub”. Sipas tij, kryetar në klub e selektore, kjo e prishi punën! “Vetëm kësaj here kritikët ”Klubet” paskan të drejtë për shqetësimet e tyre! A do të jep ndokush përgjegjësi për këtë dështim? Por, mendoj që Komesari i Garave duhet ta ketë përgjigjen sipas mandatit që ka!

Mendoj që rrethi shumë i vogël me të cilët funksionon Federata momentalisht të çon në mungesë të resurseve njerëzore, për organizime të tilla nevojiten personel i shumtë që ndihmojnë organizimin dhe momentalisht vërehet një boshllëk i madh ndërmjet një numri të konsiderueshëm të Klubeve dhe Federatës dhe në bazë të kësaj normal që mungon edhe ky personel!

Por ku do të na çon kjo situatë deri në degradim total të volejbollit, andaj hajde të dialogohet se si të dilet nga kjo situatë dhe të zbuten egot personale për hir të volejbollit! Ndryshe turp nëse vazhdohen të gjuhet ”Shpica” nga dy anët”, kështu kishte shkruar me 18 dhjetor  Ganimetja në profilin e saj në facebook.

Federata e Volejbollit e Kosovës, gjatë shpalljes së më të mirëve për vitin 2019,  duhet që t’i nderojë shumë individ që dhanë për mbajtjen gjallë të volejbollit, mbi të gjitha ta nderojnë me një plaketë edhe Ganimete Gërbovcin, si gruaja presidente e vetme në volejbollin skofiar në Kosovë apo “Gruaja presidente, shembull për klubet tjera”.  FVK të bëjë apel sa më shumë femra të kemi në poste kyqe në sportin skofiar të femrat.

Nëse nuk nderohet sigurisht se do të koriten sepse në vendin tonë duhet avancuar dhe përkrahur femrat që të merret sa më shumë me sport, sidomos edhe në aspektin e politikës sportive. “Shpica” e Ganimetes që heshti shumë kritikë dhe nga 18 dhjetori, u zhduken kritikët si miu nën dhe, në pushim të zorit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat