Në Komunën e Klinës po i kushtohet vëmendje punës me grupmosha të reja dhe po dalin disa talente për të cilat do të dëgjohet shumë në të ardhmen.
Një emër që po vjen padyshim është edhe Orselina Lazraj, që luan me sukses për Dukagjinin e Klinës.
Dukagjini, një ekip me shumë histori që gjithmonë ka nxjerr lojtar/e të dalluar dita ditës po i shtohet numri i talenteve të reja. Kësaj radhe është Orselina, 16-vjeçare dhe një lojtare që premton shumë në të ardhmen. Këtë vit komuna e Klinës e shpalli Shpresa e Volejbollit për vitin 2019.
Është pjesë e KVF Dukagjinit nga vitit 2017 si një gjimaziste e re dhe tani talenti i saj për volejbollin po rritet çdo ditë dhe udheheqësia e klubit janë të bindur që këtë vajzë shumë ambicioze e presin suksese të mëdha.