Nuk ndalej as në vitin 2019 dhe kritikë pas kritike, herë me vend e herë pa vend, herë ia qëllonte e herë ia fuste kot.
Është Mehdi Mehmeti, drejtor sportiv i klubit të volejbollit Prishtina F.
Mehdiu njihet si kritikë nga të gjithë, nuk e ka problem të shkruajë rreshtat thumbues kundër Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Asnjëherë nuk skuqet e as nuk frikësohet sepse mendon se ka të drejtë.
Thirret vazhdimisht se i ka pothuajse në tërësi klubin me kryesi të femrave, por vet është drejtor dhe Fejzullah Ademi sekretar apo ndihen si “minoritet” aty, kur kihet parasysh se dominojnë gjinia e bukur.