Ish volejbollistet e njohura të Kosovës, duhet ta ngritin zërin më shumë

Volejboll

Ish volejbollistet e njohura të Kosovës, duhet ta ngritin zërin më shumë

Nga: K. G. Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 15:49
Ish volejbollistet e njohura të Kosovës, duhet ta ngritin zërin më shumë

Heshtja nuk i kontribuon të mirës, ngritja e zërit do të ishte edhe në të mirë të të gjithëve!

Volejbolli femëror në Kosovë ka nevojë për më shumë femra në pozitat kyqe dhe të kërkojnë edhe trajtimin më të mirë të volejbollisteve.

Makfire Brestovci, ish volejbolliste e mirënjohur, duhet ta ngrit zërin për volejbollistet e reja, që të trajtohen edhe të kenë kushtet më të mira.

Vildane Jashari, ish volejbolliste e spikatur, duhet të kërkojë që volejbollistet vendore të kenë kushte edhe më të mira, që do të ndikojë në rritje të nivelit.

Shemsije Asllanaj, ish volejbollistja më e mirë që ka pasur vendi ynë, duhet të flas se çfarë duhet të bëjmë për rritjen nivelit.

Ganimete Gërbovci, ish volejbolliste, sot kryetare e KV Prishtina F. duhet të mendoj me bashkëlojtaret e dikurshme, se si të gjejnë formulën më të mirë, jo vetëm kushtet për stërvitje por edhe si të paguhen më mirë lojtaret vendore dhe të ketë edhe një projekt.

Mimoza Shkodra, ish volejbolliste dhe sot nënkryetare e FVK-së, duhet të kërkojë një plan të ri dhe shumë produktiv për volejbollin femëror, sidomos për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat