Kosova para sfidave të vështira

Volejboll

Kosova para sfidave të vështira

Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:32
Kosova para sfidave të vështira

Kombëtarja e Kosovës U-20 (meshkujt) nga 10-12 janar do ta kërkojë kualifikimin për CEV Kampionatin Evropian, përmes ndeshjeve që i zhvillon si nikoqir.

Sfidat e Grupit 2, në kualifikimet e fazës së parë, do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Në grup me Kosovën është Estonia dhe Zvicra dhe nga ky grup, dy të parët shkojnë tutje.

Orari i ndeshjeve të Kombëtares sonë: Me 10 janar Kosova ndeshet me Estoninë (18.00) dhe me 12 janar me Zvicrën (18.00). Kombëtarja e Kosovës U-19 (vajzat) nga 10-12 janar 2020 do t’i zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për CEV Kampionatin Evropian në Herceg Novi në Mal të Zi.

Kosova do të jetë në grup me nikoqirin Malin e Zi, Suedinë dhe me Izraelin, të cilin më herët e ka mposhtur. Me 10 janar Kosova luan me Malin e Zi (18.30), me 11 janar me Suedinë (16.00) dhe me 12 janar me Izraelin (16.00). Volejbollistet dhe volejbollistët janë para sfidave të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat