Një takim shpejt e për shpejt por që nuk solli edhe nënshkrimin e kontratës mes drejtuesve të klubit të volejbollit Prishtina F dhe Bahri Gjinovcit.
Ganimete Gërbovci është kryetare dhe Mehdi Mehmeti - drejtor sportiv, u takuan me Gjinovcin dhe biseduan gjerë e gjatë. Gjinovci është shumë afër marrëveshjes që të merr postin e kryetrajnerit në KV Prishtina F. që ka aspirata të mëdha.
Përkundër se kryetarja e klubit u mundua që të jetë sa më larg mediave dhe mos të merret vesh ky takim i kësaj treshe, megjithatë u zbulua nga burimet tona dhe përveç që dërguan foto edhe konfirmuan se palët janë përafruar dhe gjithçka është në vijë, por shumëçka do të dihet, sipas asaj që u fol në tavolinë, me 20 janar!
“Bisedimet nuk ishin të lehta por më në fund u përafruan dhe presidentja së bashku me drejtorin sportiv, menduan e menduan dhe vendosën më në fund ta hapin kuletën e 'artë'”, tha një burim për gazetën “Bota sot”.