Kolumbiani në KV Universitetin Tetovës”

Volejboll

Kolumbiani në KV Universitetin Tetovës”

Nga: Shaban Sinani Më: 21 janar 2020 Në ora: 13:40
Kolumbiani në KV Universitetin Tetovës”

Klubi “Universiteti i Tetovës”, që garon në elitën e volejbollit, ka filluar me përgatitjet për pjesën dytë të kampionatit që pritet të fillon me 22 shkurt. Ekipi krahas seancave të rregullta stërvitore ka parapa të zhvillon edhe së paku dy ndeshje kontrolluese me ekipin e Ferizajt nga Kosova  dhe  Erzenin e Shqipërisë.

“Kemi filluar përgatitjet nga 15 janari dhe vlerësoj se deri në fund  e këtij muaji dhe në fillim të shkurtit  ne  do të përgatitemi maksimalisht  dhe se  do të jemi të gatshëm që t’iu bëjmë ballë ekipeve kundërshtare” deklaroi Hamza Veseli kapiten I KV UT-së.

Ekipi i studentëve të Universitetit të Tetovës, në pjesë dytë të kampionatit do të jetë dukshëm i përforcuar.

 “Transferi më i njohur tash në ekipin tone u soll kolumbiani Ivan Mina i cili vjen nga radhët e Alfaisalyt një ekipi nga Arabia Saudite. Dhe përforcim tjetër lojtari Marko Stoshiq i cili vjenë nga një ekip i Francës po ashtu edhe  dy reprezentues të cilët kanë garuar këtu. Njëri në Vardar e tjetri ishte lojtari i lire”  tha ai


Pra, ekipi krahas Ivan Andres Hurtado Mina, Ivan Stoshiqit ka sjellë edhe Adriatik Berishën nga Partizani i Tiranës, Riste Klopçevskin  dhe Darko Angelovskin. Mirëpo si duket këtu nuk e kanë dhënë edhe fjalën e fundit drejtuesit e KV Universiteti i Tetovës, pasi ata kanë paralajmëruar edhe një tjetër reprezentues, i cili do të prezantohej ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat