Gjinovci kryetrajner i ri i Prishtina F, punën e fillon me 21 shkurt

Volejboll

Gjinovci kryetrajner i ri i Prishtina F, punën e fillon me 21 shkurt

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2020 Në ora: 13:55
Gjinovci dhe Mehmeti

Ish volejbollisti i mirënjohur, Bahri Gjinovci, edhe zyrtarisht është kryetrajner i ri i klubit Prishtina F, e cila garon në Superligën e Kosovës. Gjinovci zyrtarisht do të fillojë punën  me 21 shkurt dhe do të synojë të ndërtojë një ekip sa më të fortë.  

Ai është edhe selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt) dhe e ka më së të qartë për detyrat që e presin në klubin prishtinas.

Gjinovci ka njohuri edhe për potencialin e vashave që ka ky mjedis.

Ai pas negociatave të stërzgjatura me drejtorin sportiv Mehdi Mehmeti dhe presidenten e klubit, Ganimete Gërbovci, vendosi që ta merr drejtimin e ekipit që renditet në vend të pestë me 14 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat