Është energjik, gjithnjë optimist dhe kur ia mësynë diku ose e arrin ose nuk i thotë vetes që është Naser Krasniqi. Fotoja bardhezi është kur i kishte pesë vjeç, një fëmijë simpatik, atëkohë i dashur apo i ëmbëli për lagjen e sot edhe më i dashur jo vetëm për komunitetin e volejbollit.
Dikur pesë vjeç që kishte shumë ëndrra por kishte vendosur të bëhej volejbollist, ndërsa nga periudha e pasluftës vlerësohej nga trajnerët më të suksesshëm në vendin tonë për konkurrencën e femrave.
Ky vogëlushi sot ka mbi 50 vjet, po e tremb një komunitet të volejbollit në Kosovë! Sepse pamja e Naserit i frikëson disa klube, sidomos ato të kryeqytetit, që po bëjnë plane e plane si t’i dalin përpara me pikë e me suksese.
Krasniqi është shumë optimist, se trofetë do t’i sjellë në kryeqytet, sepse M-Technologie, janë klubi me kushtet më të mira fal Rrustem Pacollit.