Kubanezja e la Rusinë për Prishtinë - Bota Sot
Kubanezja e la Rusinë për Prishtinë

Volejboll

Kubanezja e la Rusinë për Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 10:40
Kubanezja e la Rusinë për Prishtinë

Klubi i volejbollit M Technologie nga Prishtina vazhdon me përforcime dhe konfirmon se e ka përnjëmend që të luftojnë për të gjitha trofetë gjatë edicionit të sivjetshëm.

Naser Krasniqi, kryetrajner i M Technologie, nënkampion vjeshtor me 24 pikë, një me pak se liderja Skenderaj, tha se janë përforcuar me një volejbolliste cilësore. “M Technologie firmos me kubanezen tjetër Lianma Stable për t’i përforcuar radhët e veta duke shpreh qartë synimet e veta për titull.

Lojtarja kubaneze vjen nga kampionati i Superligës ruse. Luan në rolin e pranueses. Ish lojtare e kombëtares kubaneze dhe është 30-vjeçare.

Image

Lojtare me përvojë dhe me këtë rast i bashkohet bashkëvendases tjetër Anet Barbara që erdhi në fillim të kampionatit tek M Technologie. Te ju rikujtojmë se ne ekip para disa dit[sh erdhi pasuesja Turke Kahraman.

Në ekip mbretëron atmosferë e mirë pune dhe ekipi pasi të kompletohet do të jetë në turne disaditëshe në Shqipëri ku do të ketë ndeshje miqësore me disa ekipe shqiptare”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat