Po i dridhen Naserit!

Volejboll

Po i dridhen Naserit!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 11:04
Po i dridhen Naserit!

Naser Krasniqi ka vendosur të zgjedh qetësinë, të punojë dhe të bëjë ekip ashtu si i ka hije, t’ia kthejë krenarinë kryeqytetit!

Nuk e ka ndërmend të llomotis, as të shkarravis me shkrime lidhje e palidhje, por ka vendosur t’ju tregojë rivaleve se si punohet, organizohet skuadra dhe si luftohet për titull dhe kush është edhe mjeshtër për të prurë trofe. Ai e din se veç me punë arrihen rezultatet dhe jo me zhurmë ose mu duke që është dikushi duke folur vend e pavend.

Urtësia e tij, menaxhimi i tij me stafin që ka, ka bërë një M Technologie shumë të fortë, sidomos me përforcimin e fundit Lianma Stable nga Kuba dhe me parë me turken Kahraman, po bëhet i frikshëm për rivalet.

Me një fjalë, jo vetëm në kryeqytet që po i dridhen Naserit për nga ekipi që ka bërë dhe aktualisht janë në vend të dytë me 24 pikë në Superligën e Kosovës (femrat).

Në kryeqytet disa e thonë, se vetëm Naseri e ka specialitet të sjellë tituj në Prishtinë dhe askush në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat