Vajzat po i qeshin Bahriut! Por Bahriu...

Volejboll

Vajzat po i qeshin Bahriut! Por Bahriu...

Nga: K. Goca Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 17:18
Vajzat po i qeshin Bahriut! Por Bahriu...

Bahri Gjinovci është kryetrajner i ri i Prishtina F në volejboll dhe ka zhvilluar edhe disa stërvitje.

Gjinovci e drejton ekipin që renditet në mesin e tabelës përkatësisht në vend të pestë me 14 pikë, me synime që të futen në katërshen e parë.  

Në stërvitje është atmosferë e shkëlqyeshme, volejbollistet qeshin për nga atmosfera e mirë po ashtu dhe Bahriu është gazmor për organizimin që ka gjetur brenda klubit.

Bahri i kënaqur, volejbollistet edhe më të kënaqura me punën që po bëhet në klubin e Prishtinës, që është rivalja më e madhe e M-Technologie Prishtina, që drejtohet nga Naser Krasniqi.  

Gjinovci e Krasniqi në fushë sportive janë  kundërshtarë, në prapavijë miq për kupë të kresë. E mira e të mirës është, se nga ardhja e Bahriut, kryesia e klubit po kanë më shumë kohë për qetësi dhe nuk e kanë at temperamentin apo gjaknxehtësinë e vjeshtës, kur reagoni pothuajse çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat