Naser Krasniqi jep një detaj interesant për vitin 2002-2003 dhe paralajmëron diçka të madhe fal Pacollit - Bota Sot
Naser Krasniqi jep një detaj interesant për vitin 2002-2003 dhe paralajmëron diçka të madhe fal Pacollit

Volejboll

Naser Krasniqi jep një detaj interesant për vitin 2002-2003 dhe paralajmëron diçka të madhe fal Pacollit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 17:14
Naser Krasniqi jep një detaj interesant për vitin 2002-2003 dhe paralajmëron diçka të madhe fal Pacollit

Trajneri i klubit të volejbollit M Technologie nga Prishtina, Naser Krasniqi, trajneri më i trofeshëm në vitet e pasluftës në konkurrencën e femrave, ka dhënë detaj interesant për periudhën 2002-2003 dhe paralajmëron edhe një të mirë për volejbollin kryeqytetas.

“Në vitin 2002/2003 kur e kam marr klubin ish KEK-u ka qenë në gjendje të mjerueshme dhe pran çformimit, dhe me të kaluar me sponzorin e atëhershëm Mabetex unë e kam pru një mënyrë tjetër të punës dhe qasjes së lojtareve dhe stafit ndaj klubit.

Kemi shërbye si model për klubet e tjera në aspektin organizativ dhe atë të punës. Të parët në atëkohë kemi fillu me ushtru dy herë në ditë e ndodhte edhe tri herë në ditë. Këtë mënyrë të punës e kam vazhdu edhe kur nuk kisha sponzor edhe kur kisha sponzor. Sot prapë shërbejmë si shembull i një klubi profesional ku kemi një strukturë organizative të një organizate punuese.

Kemi trajner menaxherial, trajner kondicional, trajner që i shërben aspektit administrativ, mjeken, fizioterapeutin, juristin dhe financierin e klubit. I vetmi klub në Kosovë që e ka transportin e vet për nevoja ekskluzivisht te klubit si dhe jemi duke e hartuar projektin për të ndërtu një palestër sportive vetëm për klubin tonë.

Kjo tregon se sa seriozisht e kem marr punën e organizimit të klubit në mënyrë që të arrijmë rezultate kulmore si ne vend ashtu edhe jashtë vendit.

Krejt kjo mundësohet nga njeriu më meritor sot president i klubit z. Rrustem Pacollit.

Projekti afatgjatë i ynë rreth organizimit të klubit i paraqitur tek presidenti i klubit si sponzor i vetëm i klubit ka has në mirëkuptim, është miratu dhe tani neve na mbetet krejt këtë përkrahje ta kthejmë në realitet dhe ti sjellim kryeqytetit tonë akoma më shumë trofe siç e kem bërë këtë në të kaluarën”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat