Muja dhe Kajtazi më të mirët e vitit

Volejboll

Muja dhe Kajtazi më të mirët e vitit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:55
Federata e Volejbollit të Kosovës shpall më të mirët e vitit

Pranuesja e KV Skenderaj Rukije Muja dhe pasuesi i KV Prishtina Volley Adriatik Kajtazi, janë shpallur më të mirët e vitit në Federatën e Volejbollit të Kosovës.

Në ceremoninë Gala të volejbollit kosovar, të organizuar në Teatrin “Faruk Begolli“ në Kolegjin AAB, kanë marrë pjesë personalitete të larta brenda e jashtë Kosovës.

I pranishëm ishte edhe zv. presidenti i CEV Renato Arena, si dhe drejtuesit e Federatave të Volejbollit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në këtë ceremoni, komisioni për zgjedhjen e më të mirëve ka veçuar edhe 7 më të mirët, në formacionin e vitit te seniorët de juniorët.

Klubi më i mirë u shpall Drita te vajzat dhe Luboteni te djemtë, derisa trajnerët e ketyre klubeve Lorik Ilazi, respektivisht Arsim Lohaj, morën epitetet e më të mirëve.

FVK çmimin e gjyqtarëve të vitit ia ndau dyshes Adrian Ibraj/Agim Lumi, ndërsa punëtor i dalluar u shpall Valon Xhafaj i KV Ferizaj.

U shpërblyen edhe çiftet e Beach Volley për prezantim brenda e jashtë Kosovës, ndërsa moment emocionues ishte kur në skenë dolën për të pranuar çmimet “Për vepër jetësore” emrat e njohur të volejbollit, që kontribuan nga ditët e para të volejbollit në vendin tonë.

Poashtu mirënjohje ju ndanë të gjithë ish-kryetarëve që kanë shërbyer në Federatën e Volejbollit të Kosovës.

Mirënjohje ju ndanë më të mirëve në grupmoshat e reja nga U14, U16 e U18.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat