Edona Gjinolli me veteranet nderuan Kosovën! - Bota Sot
Edona Gjinolli me veteranet nderuan Kosovën!

Volejboll

Edona Gjinolli me veteranet nderuan Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 14:02
Edona Gjinolli me veteranet nderuan Kosovën!

Edona Gjinolli, një emër i respektuar, ish volejbollistja më e mirë dhe jo vetëm krenaria e qytetit të Gjilanit, sepse kudo që ka luajtur ka lënë edhe gjurmë të pashlyeshme dhe njihet edhe për vendosmëri dhe korrektësi, si dhe kontribut të madh që ka dhënë për sportin skofiar.

Ajo me veteranet e Dritës dhe më ish volejbollistet edhe të qyteteve tjera, zhvilluan një ndeshje revyale mes vete, e cila u organizua nga Federata e Volejbollit e Kosovës.

Edona me ish volejbolliste iu përgjigjen pozitivisht ftesës për zhvillimin e kësaj ndeshje revyale e të shumëpritur, e nderuan federatën, e nderuan edhe komunitetin e volejbollit por edhe federata e ka bërë më në fund një veprim, që duhet lavdëruar gjithsesi.  

Image

Edona, një ish volejbolliste e spikatur, që kishte luajtur si pasuese dhe një kohë edhe kryesore në kombëtare, në këtë ndeshje u paraqitë së bashku me veteranet tjetra, si Vlora Hsani – Berisha, Makfire Brestovci, Fatime Aliu, Liridona Sherifi, Ganimete Gërbovci, Filloreta Isufi, Arta Ramadani, Vildane Jashari etj. rezultati pak kishte rëndësi në ndeshjen që është luajtur në Prishtinë, sa takimi i brezit të shkëlqyeshëm, të periudhës së kaluarës.

Image

“Vërtet ishte një atmosferë dhe emocion kur takohemi pas një kohe ish volejbolliste, disa në një klub e disa ishim rivale në fushë në periudhën e kaluar por që sot jemi mikesha shumë të mira”, tha Edona për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat