Në fundjavë e nis aventurën e saj volejbolli

Volejboll

Në fundjavë e nis aventurën e saj volejbolli

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:21
Orari

Elita e meshkujve dhe e femrave në volejboll, në fundjavë e nis aventurën e saj pranverore.

Klubet e elitës, do të nisin garën mes top-6 ekipeve me plasmanin më të mirë pas stinorit vjeshtor.

Duelet e para të pranverës sjellin përballje e rivalëve tradicionalë dhe për titull. Në eliten e femrave në volejboll Kastrioti e pret në Ferizaj kampionin në fuqi Dritën.

Skenderaj ballafaqohet me Ferizajn, ndërsa në kryeqytet ballafaqohen rivalët lokalë M-Technologie – Prishtina.

Të dielën do të zhvillohen tri ndeshjet e Superligës A në elitën e meshkujve në volejboll.

Ballafaqimet e ekipeve që përfunduan sezonin vjeshtor në 6 pozitat e para, pritet të sjellin derbi çdo javë.  Lideri Ferizaj para adhuruesve të vet e pret Dritën, ndërsa kampioni Luboteni ndeshet me rivalin tradicional Pejën.

Ndeshje tjetër interesante do jetë mes Prishtina Volley dhe Theranda.

Të gjitha ndeshjet janë në program të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat