Çfarë po ngjan me ‘babën’ e titujve në Kosovë? I kanë marr mësysh apo jo!

Volejboll

Çfarë po ngjan me ‘babën’ e titujve në Kosovë? I kanë marr mësysh apo jo!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2020 Në ora: 11:39
Naser Krasniqi

Naser Krasniqi njihet si “baba” i titujve në vitet e pas luftës në volejbollin femëror! Ky epitet po i rrezikohet gradualisht nga Lorik Ilazi që ka fituar katër tituj të Kosovës, katlër Kupa të Kosovës, katër Kupa të Federatës e tri Superkupa rresht me Dritën nga Gjilani. Krasniqi është punëtor i madh dhe me mish e më shpirt ka arritur ta ndërtojë një ekip të mirë, konkurruese për titull. Humbja e fundit me rezultat të ngushtë 3:2 nga Skenderaj, nuk duhet të merret e rëndë por si sportive e normale sepse në sport apo në derbi janë rezultatet e paparashikueshme.

Çfarë po ngjan me “babain” e titujve”? Në zhargonin sportiv mund të cilësojmë se dikush i ka marr mësysh sepse ka ndeshje e ndeshje derbi që i humb në setin taj-brek.  

Këto humbje janë edhe një sinjal apo mësim i mirë për Krasniqin që të përgatitet më fuqishëm për garat e play-off-it dhe të ketë parasysh se Skenderaj ka një brumë tërësisht vendore e shumë të rrezikshme, që janë në gjendje të vdesin në fushë për fitore, po ashtu edhe Drita që i ndezë turbinat në play-off si gjithmonë me karizmatikun Lorik Ilazi. Edhe një gjë mos të harron Krasniqi e asnjë trajner tjetër, në kohën kur ka fituar titujt, ka pasur një profil të volejbollisteve të periudhës 2004-2009, që sot asnjë klub nuk i ka.  Ka pasur një Shemsije Asllanaj që ta ka dridh parketin se lere më kundërshtaret, po ashtu një Arbenita Ymeri tipike buldozer, një Vlora Hasani të papërmbajtshme, Albulena Ejupi e jashtëzakonshme, një Biljana Dimoska të frikshme, një Ganimete Gërbovci që ka qenë tipike si motor apo e gjithanshme, shkurt e shqip lokomotivë apo zemra e klubit, po ashtu edhe Emilia Terzievska, një shpërthyese. Ky profil i lojtareve sot i mungon secili klub në Kosovë!

Po të kishte këtë profil të volejbollisteve sigurisht se sot do të kishte të gjitha fitore,  edhe pse sigurisht ka ndonjë lojtare të ndonjë profilit të lartpërmendura, por shumicën janë të reja.

Shkurt e shqip i mungon një Shemë, një Ganimetë, një Vlorë etj. Duhet theksuar se Skenderaj kryeson me 30 pikë pas 11 jave në elitë, ka dy më shumë se M Technologie, ndërsa Kastrioti ka 26, Drita 24, skuadra që luftojnë për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat