Kadriu i kundërpërgjigjet Drenushës: Presioni shkon zakonisht te ekipet që shpenzojnë

Volejboll

Kadriu i kundërpërgjigjet Drenushës: Presioni shkon zakonisht te ekipet që shpenzojnë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2020 Në ora: 17:03
Kadriu i kundërpërgjigjet Drenushës: Presioni shkon zakonisht te ekipet që shpenzojnë

Skenderaj po tregon lojëra të mira dhe si fryt i kësaj e mposhti me rezultat 3:2 direkt rivalen për titull, M Technologie nga Prishtina. Skenderaj udhëheq kreun me 30 pikë në elitën e volejbollit të Kosovës (femrat), ka dy më shumë se M Technologie.  Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, tha se kanë një ekip shumë të mirë dhe në anën tjetër i kundërpërgjigjet volejbollistes së M Technologies, Drenusha Asllanaj, për ankesat që ka bërë për kushtet e dobëta në sallën e Skenderajt.

“Bota sot”: Drenusha ankohet për ndriçim dhe po ashtu që shikuesit i kanë ofenduar si klub, cila është e vërteta?

Yll Kadriu: Unë mendoj që është normale që kur ta humbësh derbin të gjesh arsyetime për humbje, pasi që lojtaret ndihen të nervozuara dhe në presion. Megjithatë unë mendoj që më mirë është secili të merremi me ekipet tona dhe të përmirësojmë gabimet sesa të ankohemi, megjithatë Drenusha e ka thënë një të vërtetë rreth ndriçimit, i cili ka nevojë për t’u përmirësuar, ndërsa pjesa tjetër organizative ka qenë shumë e mirë. Me tifozët lart në ballkon dhe përkrahësit tjerë të vendosur poshtë. Loja ka qenë shumë e fortë nga të dyja ekipet, ku edhe e përgëzoj KV  M Technologie për përformancën.

“Bota sot”: Një fitore në derbin e madh, e afron Skenderajt drejt pozitës së parë?

Yll Kadriu:  Fitorja ka qenë shumë e rëndësishme, pasi kemi mposhtur një skuadër shumë të fuqishme, të organizuar mirë, financiarisht shumë më lart se të gjitha skuadrat tjera dhe e përforcuar me lojtare shumë cilësore. Prandaj shkëputja ndaj rivalit direkt ka ardh në një moment shumë të mirë dhe na jep besim për paraqitje edhe më të mira në lojërat tjera. 

“Bota sot”: Çka e veçojë ekipin në derbi?

Yll Kadriu: Derbin e veçoi përgatitja taktike e lojës, jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje duke analizuar me kujdes forcën e ekipit kundërshtar, por edhe pikat e dobëta të tyre. Po ashtu vajzat tona ishin më të përgatitura psikikisht, fizikisht dhe luajtën pa asnjë pikë presioni. Mendoj që ne funksionojmë më shumë si ekip, nuk preferojmë të luajmë me 1 apo 2 individë.

“Bota sot”: Katër ekipe për titull, ndërsa ekipi juaj me lojtare tërësisht vendore, a keni presion?

Yll Kadriu: Është e vërtetë që secili ekip nga katërshja e parë synon për trofe dhe nuk do të jetë aspak lehtë, mirëpo ne jemi shumë më të qetë dhe nuk kemi fare presion për sukses. Presioni shkon zakonisht te ekipet që shpenzojnë shumë herë më shumë se ne. Ne jemi ekip me potencial vendore, e njohim mirë njëri - tjetrin dhe kjo na e jep një përparësi të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat