Volejbollistet nga Kuba, Lianma Flores dhe Anet Alfonso, po luajnë me sukses në klubin M Technologie nga Prishtina.
Kubanezet janë në formë dhe zotohen se do t’i sjellin trofetë kryeqytetit, Kupën dhe titullin e kampionit të Kosovës.
Për këto lojtare fjalë të mëdha ka edhe trajneri Naser Krasniqi po ashtu edhe për të tjerat që janë në klub.
Tandemi nga Kuba i ka dhënë gjallëri ekipit, që kryeson përkohësisht renditjen me 31 pikë, pasi ka një ndeshje më shumë se Skenderaj në pozitën e dytë pas 12 jave në elitën e volejbollit të Kosovës.