Kastrioti lere që gëzoi veten por edhe kryeqytetin - Bota Sot
Kastrioti lere që gëzoi veten por edhe kryeqytetin

Volejboll

Kastrioti lere që gëzoi veten por edhe kryeqytetin

Nga: K. G. Më: 10 mars 2020 Në ora: 10:41
Kastrioti lere që gëzoi veten por edhe kryeqytetin

Kastrioti i Ferizajt ngadhënjeu me rezultat 3:1 (25:22, 25:22, 23:25, 25:20) kundër Skenderajt, në derbin e javës së 12-të të Superligës A të Kosovës. Fitore e madhe në derbin e madh të elitës së volejbollit të Kosovës (femrat).

Skenderaj u angazhua por mbetet duarthatë nga palestra “BIll Clinton” në Ferizaj. Kastrioti lere që gëzoi veten me fitore por edhe klubin nga kryeqyteti, M Technologie, ngase kjo e fundit tani është lider i ri me 31 pikë, një më shumë se Skenderaj dhe dy se Kastrioti.

Lufta për titullin e kampionit po bëhet gjithnjë e më e ashpër, ku i fut në presion edhe trajnerët, si Naser Krasniqin e M Technologie, Yll Kadriun e Skenderajt,  Edon Ibrahimin e Kastriotit dhe Lorik Ilazin e Dritës nga Gjilani.

Image

Tabela

“Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që po e përkrahin ekipin në këto momente, faleminderit Ferizaj”, shkruan në faqen e Kastriotit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat