A janë kubanezet ende në KV M Technologie të Prishtinës? 

Volejboll

A janë kubanezet ende në KV M Technologie të Prishtinës? 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2020 Në ora: 13:55
A janë kubanezetn ende në KV M Technologie të Prishtinës? 

Klubi i volejbollit M Technologie nga Prishtina, kryesuese e Superligës së Kosovës, dëshiron sa më shpejt të rifillojë kampionati. 

Kryetrajneri Naser Krasniqi është më së optimist, se nëse rifillon kampionatit edhe do fitojnë titullin, për faktin se ka ekipin më të mirë në vendin tonë. Janë optimist të mëdhenj për ta fituar titullin.   Krasniqi flet edhe për kubanezet Anet Barbara e Lianma Stable dhe për turken Izel Kahraman, se janë apo jo në Prishtinë.

“Këtu janë edhe kubanezet edhe lojtarja turke, e gjithë ekipi është komplet këtu. Ne kemi bërë investime serioze që nga fillimi i sezonit 2019/2020! Ne e kemi përpilu programin tonë në saktësi dhe e kemi llogarit të jemi favorit që nga fillimi i garave.

Përveç investimeve në kuadër të lojtareve ne kemi punu shumë, kemi pas ndeshje miqësore shumë, kemi bërë riorganizimin e klubit të niveli profesional më të gjitha ato që duhet ti ketë një klub në ditën e sotme. Këtë se ka bë askush deri sot në volejboll, andaj edhe me meritë jemi në vend të parë aktualisht.

 Shpresoj se kampionati do të nis prapë nga java që vjen përndryshe do të kemi çrregullime që do të na dëmtojnë shumë e më së shumti neve që kemi investuar shumë për këtë sezon sportive”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Klubi përveç lojtareve të huaja, ka edhe vendore cilësore, si Asllanaj, Muqolli, Kqiku, Llugaliu, Abazi, Selmani , Bylykbashi, Kruti etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat