Ganimetja reagon ashpër, numëron disa gjëra, kujton edhe vitet e 90-ta

Volejboll

Ganimetja reagon ashpër, numëron disa gjëra, kujton edhe vitet e 90-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2020 Në ora: 13:57
Ganimetja reagon ashpër, numëron disa gjëra!

Zhvillimet e fundit, virusi korona padyshim se ka sjellë shqetësimet të mëdha në glob jo vetëm në Kosovë! Megjithatë edhe zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës kanë sjellë neveri në popullatë sepse pak kush ka kohë që të merret me politikë, të gjithë e qajnë e hallin se si ta kalojnë këtë gjendje të rëndë që po ballafaqohen me armikun e padukshëm, virusin korona.

Po ashtu si të sigurojnë ushqimin, si të shpëtojnë më sa me pak pasoja të mundshme dhe pak kush e ka hallin e politikës. Ish volejbollistja e mirënjohur dhe ish anëtarja e kombëtares së Kosovës, Ganimete Gërbovci, aktualisht kryetarja e klubit të volejbollit Prishtina F (femrat), ka reaguar ashpër, duke thënë: Tmerr.

“Shume e fortë: Qe ky virusi e kam dëgjuar që është një grip, a pse ti rrëzon qeveritë se kam besuar, hajr ishalla. E humbi kontrollën Corona”, shkruan Ganimetja në profilin e saj në faceboook.

“Tmerr, u kthyen vitet e 90-ta, popullata në gjendje të tmerrshme nga frika e virusit, në anën tjetër vrapim për karrige.. Një ditë do ta humbin kondicionin dhe do t’u zihet fryma... Sot në ora 20:00 po organizohet proteste duke bërë zhurmë nga shtëpitë me qelsa sikur në vitet e 90-ta kur protestojshim kundër regjimit serb.. No coment”, reagon ashpër Ganimetja përmes një statusit të saj në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat