Durim

Volejboll

Durim

Më: 19 mars 2020 Në ora: 16:47
Pamje nga një ndeshje

Së fundmi po përballemi me një kundërshtar të padukshëm, siç eshte COVID-19, që po rezikon seriozisht jetët tona.

Me anë të këtyre rreshtave dëshiroj të solidarizohem sadopak me të gjithë ju, që për shkak të këtij virusi, jemi të detyruar të qëndrojmë larg nga njëri-tjetri, duke pezulluar aktivitetet tona të përditshme.

Që kjo situatë të kalojë sa më shpejt, ka nevojë që të gjithë në, me durim, të zbatojmë rregullat e lojës ashtu siç duhet. Duhet të qëndrojmë në shtëpi, të kujdesemi për higjienën tonë, për ta mbajtur sa më larg këtë kundërshtar, që nuk luan një lojë "Fair".

Nëse tregohemi të duruar, jam i sigurt që do ta mundim që ndeshjen e parë këtë tinzar, madje, me pikë të vogla. Uroj që shumë shpejt do të kthehemi në fushat tona, më të fortë se kurrë!, shkruan në komunikatën e Federatës së Volejbollit të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat