Nitës i mungon diçka

Volejboll

Nitës i mungon diçka

Nga: K. Goca Më: 21 mars 2020 Në ora: 17:06
Nitës i mungon diçka

Volejbollistes së talentuar të Prishtina F. Nita Bekteshi, padyshim si çdo sportisteje, edhe asaj i mungon fusha e lojës.

Shkaku i një armikut të padukshëm, virusi korona, janë pezulluar të gjitha kampionatet në disiplinat e ndryshme në vendin tonë dhe pothuajse në mbarë globin.

Nita është prej lojtareve më të mira në vendin tonë e cila në një postim të saj ka bërë të qartë se i mungon loja e sportit skofiar.

Ajo edhe shumë të tjera sportiste e sportistë mezi e presin të kthehen në fushën e lojës dhe t’i vazhdojnë betejat kampionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat