Ditë të vështira për sportin në përgjithësi për popullin e Kosovës dhe për shumë shtete në botë. Volejbollistet e Prishtina F dalin me një mesazh emocionues.
“Ditët në të cilat po kalojmë janë të vështira për të gjithë, por më të vështira janë për Mjekësinë dhe Policinë e Kosovës, e të secilit shtet të prekur nga Covid-19.
Ekipi i Prishtinës falënderon mjekët të cilët janë më të rrezikuar se çdo kush tjetër, të cilët sakrifikojnë veten e tyre për shëndetin tonë, kalojnë kohë larg familjeve të tyre për të qëndruar afër familjeve tona.
Ne mund t'i ndihmojmë atyre, duke qëndruar në shtëpi dhe duke respektuar këshillat e tyre”, është mesazhi i vashave të Prishtina F.