Krasniqi nuk i harron të mirat, publikon një foto të vitit 2004, pa një a dy lojtare që nuk ia dojnë ekipin!

Volejboll

Krasniqi nuk i harron të mirat, publikon një foto të vitit 2004, pa një a dy lojtare që nuk ia dojnë ekipin!

Nga: K. G. Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:59
Krasniqi nuk i harron të mirat, publikon një foto të vitit 2004, pa një a dy lojtare që nuk ia dojnë ekipin!

Naser Krasniqi, trajneri më i suksesshëm në konkurrencën e femrave në volejboll, i cili respekton të kaluarën e të tashmen dhe aty ku e ha bukën edhe është në gjendje të vdes.

Ai ka publikuar një foto, duket se mungojnë një apo dy lojtare shumë të mira të asaj kohe, por nuk do t’i përmendim me emra.

Sigurisht se këtë e ka publikuar, se kjo përbërje ka qenë më e mira apo si vullkan i asaj periudhe ose iu ka shmangur, një apo dy lojtareve të asaj kohe, që nuk ia dojnë ekipin e sotëm!

Pavarësisht kësaj, Krasniqi ka përzgjedhur foton më të mirë me lojtare më të mira dhe ka respekt për të gjitha ato lojtare të asaj kohe e të sotme.  Krasniqi aktualisht është kryetrajner i M Technologie dhe lider në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat