Ilazi ka disa opsione se si të vazhdohet Superliga e Kosovës

Volejboll

Ilazi ka disa opsione se si të vazhdohet Superliga e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:04
Ilazi ka disa opsione se si të vazhdohet Superliga e Kosovës

Edhe volejbolli si shumë sporte tjera kolektive janë duke u munduar që të bëjnë një plan konkret për vazhdimin e garave në kohën kur krijohen kushtet, pas tejkalimit të kësaj pandemie që ka përfshirë globin. Trajneri më i suksesshëm në vitet e pasluftës në konkurrencën e femrave në volejboll, Lorik Ilazi, aktualisht trajner i Dritës nga Gjilani, synon titullin e pestë rresht të Kosovës, tha se duhet të shikojnë që të veprojnë sa më mirë që është e mundur. 

Si e sheh vazhdimin e kampionatit dhe në çfarë forme, cila është ideja juaj si trajner?

“Ne mendojmë që është herët të flasim sepse askush nga ne nuk e dinë se si do të ecin gjërat me virusin që është shfaqur!
Mendimi im është të presim e mos të nxitojmë sepse ndoshta edhe mund të kalojë muajin e ardhshëm kjo gjendje dhe nëse kalon deri në fund të muajit prill ose fillim të muajit maj kemi kohë që ta vazhdojmë normalisht kampionatin, por me një ritëm më të ngjeshur e sidomos duke e pasur parasysh që edhe CEV-i i ka shtyrë garat!

Image

Por nëse nuk kalon edhe muajin e ardhshëm deri në fillim të muajit maj atëherë mendojë që do të duhet të zhvillohet vetëm Play-Off-i pasi që ekipet e Play-Off-it vetëm thuajse dihet kush janë!
Por nëse zgjatë më shumë dhe e shohim se është e pamundur të zhvillohet atëherë edhe të anulohet komplet kampionati!!!

Por së pari, para anulimit të komplet këtij kampionati unë mendoj se duhet të mundohemi me çdo kusht ta përfundojmë nëse është nevoja edhe për ca ditë vetëm me Play-Off e me një palestër në formë grumbullimi.

Kështu që mendimi im është të presim si ecën me gjendjen dhe virusin e mandej me kohë edhe të veprohet shpejt!”, tha Ilazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat