Pa Prishtina F dhe Ferizajn do të luhet play-off-i!?

Volejboll

Pa Prishtina F dhe Ferizajn do të luhet play-off-i!?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:22
M - Technologie

Volejbolli ka disa plane se si t’i vazhdojnë garat në Superligën e Kosovës (femra e meshkuj).

Pas kalimit të situatës së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë, janë disa opsione për vazhdimin e kampionatit. Flitet e përflitet, se garat mund të përmbyllen edhe me play-off, katër ekipet e para që janë në renditje të luajnë në sistemin: i pari me të të katërtin dhe i dyti me të tretin, të përcaktohet finalisti dhe fituesi i kampionatit.

Te femrat, flitet e përflitet se Prishtina F dhe Ferizaj nuk do të jenë pjesë e play-off-it. Kështu, duket renditja e tashme në Superligën A: M - Technologie 31, Skenderaj 30, Kastrioti 29, Drita 27, Prishtina F 14, Ferizaj 13. Prishtina F dhe Ferizaj mund të luajnë për vend të pestë! Play-off-i të zhvillohet në terren neutral!

E njëjta mund të jetë edhe të meshkujt, ku kështu është renditja Ferizaj 32, Luboteni 28, Prishtina Volley 26, Theranda 22, Drita 17, Peja 15. Ka gjasë Drita dhe Peja të luajnë për vend të pestë. Fundja, organet e FVK-së, së shpejti do të dalin mr opsionet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat