A e dini se selektorët e Serbisë punuan në kampin e Republikës së Kosovës, dy vite para shpalljes së Pavarësisë! Ja emrat - Bota Sot
A e dini se selektorët e Serbisë punuan në kampin e Republikës së Kosovës, dy vite para shpalljes së Pavarësisë! Ja emrat

Volejboll

A e dini se selektorët e Serbisë punuan në kampin e Republikës së Kosovës, dy vite para shpalljes së Pavarësisë! Ja emrat

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:31
Selektorët e Serbisë që punuan në kampin e Republikës së Kosovës dy vite para shpalljes së Pavarësisë! Ja emrat

Para 14 viteve (2006) u mbajt kampi i volejbollit në Tivar të Malit të Zi! Grupmoshat e reja të kombëtares së Kosovës qëndruan për disa ditë atëkohë dhe mësuan gjërat të reja!  

Naser Krasniqi, trajneri më i mirë në Kosovë, në konkurrencën e femrave, ka treguar disa detaje të reja, se si punuan trajnerët serbë në kampin e Kosovës! 

“Ishte hera e parë që ekipet shpresa të U-18 femra e meshkuj, ishin në kamp të niveli të tillë. Interesante ishte fakti se kampin udhëhoqën dy trajnerë serb me famë botërore, Zoran Terziq dhe Zhelko Bullatoviq, duke qenë ne asistencë te tyre trajnerët Naser Krasniqi tek femrat dhe Xhavit Mustafa tek meshkujt”, tregon Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

“Pjesëmarrës të këtij kampi ishin të rejat dhe te rinjtë me të mirë që ne kishim në atëkohë. Tek femrat te dalluara edhe nga këta trajnerë ishin, Edona Gjinolli, Denisa Hasani, Flutra Hasani, etj. te djemtë Adriatik Kajtazi (i kërkuar në këtë kamp nga Partizani i Beogradit), Gazmend Husaj, Istef Elezaj etj”, ka thënë Krasniqi.

“Terziq sot aktualisht trajner i femrave të Serbisë, ka fituar titullin e botëror olimpik, unë isha asistent i tij, kurse te meshkujt ishte Zhelko Bullatoviq ish trajner i meshkujve të Serbisë, dikur luanim në njëjtën ligë me mua”, tha ai. Krasniqi nuk e harron edhe kontributin e Zenun Pajazitit, ish kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

“Kampi ishte organizuar duke iu falënderuar zotëri Zenun Pajazitit, që ishte atëherë kryetar i federatës, po në bashkëpunim të ngushtë me ne trajnerët që ishim iniciator të kësaj ideje të qëlluar”, përfundoi Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat