Mustafa flet për kohën e okupimit, për cilësinë, për referimin dhe kritikon në disa aspekte - Bota Sot
Mustafa flet për kohën e okupimit, për cilësinë, për referimin dhe kritikon në disa aspekte

Volejboll

Mustafa flet për kohën e okupimit, për cilësinë, për referimin dhe kritikon në disa aspekte

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2020 Në ora: 12:56
Xhavit Kajtazi gjatë një stërvitje me kombëtaren e Kosovës U-18 në vitin 2006

Ish volejbollisti më i mirë në Kosovë, Xhavit Mustafa, sot e brengosin disa gjëra që po ballafaqohet sporti skofiar.  Mustafa është prej kontribuuesve më të mëdhenj në pavarësimin e volejbollit të Kosovës nga ai jugosllav dhe serb.

Ai njihet si njeriu më i guximshëm dhe që punon me përkushtim e profesionalizëm, veçmas pjesën më të mirë të karrierës në vitet e pasluftës e ka kaluar në KV Theranda. 

Trajneri i mirënjohur, ish gjyqtari federativ, flet për kohën e okupimit, për cilësinë dhe ku është referimi. Ish selektori i kombëtares së Kosovës, tregon edhe çka e shqetëson më shumë në vitet e pasluftës.

Image

Kombëtarja e Kosovës U-18 në vitin 2006

 
“Bota sot”: A mund të bëni një krahasim kur ishin si lojtar i ri, në kohën më të mirë në ish ligën federative dhe në kohën e sotme?
Xhavit Mustafa:
Krahasimi? Sipas mendimit tim dhe eksperiencës si lojtar dhe trajner, kualiteti ishte me nivel më të lartë, sepse kemi pasur shumë ekipe nga Kosova në liga të dyta Federative: Elektrokosova (Prishtina), Lipjani, Vëllaznimi, Theranda, Klina, Trepça, Gjilani, etj. duke pasur kualitet nuk kishim mundësi të garojmë në këto liga. 

“Bota sot”: Ish volejbollisti më i mirë në Kosovë, a kemi pasur më shumë cilësi në kohën e okupimit, kur kemi luajtur në fusha të improvizuara apo tani që kemi me palestra e të gjitha kushte për punë?
Xhavit Mustafa:
Në kohën e okupimit garat siç e dini janë zhvilluar në Palestra të shkollave fillorë siç janë: ‘Asim Vokshi’ (Prishtinë), ‘Selami Hallaqi’ (Gjilan), ‘Ismajl Qemajli’ (Bellanicë), Sh.fillore Bresalcë, Sh.fillore Gadime, etj.

Këto gara janë zhvilluar ilegalisht por vullneti ishte i madh ka pasur me shumë cilësi si vazhdimësi të garave para okupimit sepse të gjitha ekipet të cilët kanë garuar në disa liga e kanë formuar ligën e femrave dhe të meshkujve të Republikës së Kosovës. Në këto gara shpeshherë ka ndërhy policia serbe por fal entuziazmit të madh nuk ka mundur ti ndaloj.

Image

“Bota sot”: Çfarë duhet të bëhet me sportin skofiar që të kthehet në nivelin e duhur?
Xhavit Mustafa:
Para disa vite e pata një intervistë në gazetën ”Zëri” ku pyetja ishte e ngjashme, çka mendoni si sportist i njohur.

Së pari sportin sportistëve e jo politikanëve. Ne shumicën e Komunave të Kosovës drejtorit për sport dhe kulturë i udhëheqin njerëzit të cilët nuk i dallojnë 3 topa për të cilin sport janë, kjo vlen edhe për Federata sportive duhet të zgjedhën udhëheqësit të cilët e njohin sportin.

Për atë arsye duhet të stimulohen dhe përkrahen sportistët të cilët janë ambasador e shtetit tona, sepse vlera e një sportisti kampion Olimpik, Botëror, Evropian ose këngëtari Operistik i cili ka arritur të këndoj në Metropolitan Operën e kanë vlerën më të madhe se shumë e shumë politikanë, për atë arsye të gjitha Institucionet duhet ta përkrahin sportin, kulturën etj.
Shembulli më i mirë është Majlinda Kelmendi një vajza shqiptare 52 kg Kampione Evropë, Botërore, Olimpike.

Image

“Bota sot”: Sa i përket referimit, çfarë mund të thoni kur një kohë edhe vet keni qenë ndër referët më të mitë në rangun federativ?
Xhavit Mustafa:
Edhe me referat tanë nuk po punohet sa duhet, kemi referë kualitativ dhe një numër i vogël sepse mënyra e dhënies së provimit është e mangët pa kategorizim, pa avancim 4-5 vite jemi pranuar ndërkombëtarisht nuk e kemi asnjë refer ndërkombëtar.

“Bota sot”: A kemi një qasje të duhur të volejbollit, sidomos nëpër klube?
Xhavit Mustafa:
Fatkeqësisht shumica e klubeve të volejbollit nuk kanë kushte elementare varen nga Kuvendet Komunale të cilat nuk kane mundësi të mëdha financiare për përkrahje, e sidomos të klubeve të Superligës.
Pos tjera shumë klube i udhëheqin njerëzit të cilët nuk kanë njohuri elementare për këtë sport.

“Bota sot”: Çfarë ka të mirë e çfarë iu pengon në përgjithësi n volejboll?
Xhavit Mustafa
: E mira për mendimin tim volejbolli si te femrat ashtu edhe te meshkujt është sporti me nivelin më të lart sportiv më shumë pak probleme.

Masovizimi, kemi një numër jashtëzakonisht të madh të klubeve të femrave dhe meshkujve, shumë shkolla të volejbollit, sidomos të femrave.

Por nuk është duke u punuar për arsimim të kuadrit profesional të cilët prej masivizimit nuk do të krijojnë kualitetin dhe pa ekspert te arsimuar dhe licencuar do të arrihet vetëm një kualitet mesatar, duke parë se çfarë niveli është volejbolli Evropian dhe Botëror.

“Bota sot”: I takoni Gjeneratës së Republikës, kohës së okupimit, a jeni krenarë për gjithë at kontribut që bëtë për Kosovën?
Xhavit Mustafa
: Jam krenar për kontributin si lojtar, trainer, deri të pozita e Kryetarit të Federatës.
Kontributi im ndahet në tri etapa: Para okupimit, gjatë okupimit dhe pas luftës. Duke veçuar kohën e okupimit kur provimin e dhanë të gjithë sportistët dhe punëtorët sportiv. Jam krenar që gjatë okupimit së bashku me bashkëlojtarët, bashkëpunëtorët kemi formuar dhe punuar me institucionet paralele në sport dhe arsim. Unë isha lojtar, trajner njëkohësisht dhe refer pa pagesë.
Po ashtu jam krenar pas luftës për kontributin si selektor i Kombëtares U-18 në të gjitha kampet e FVK-së dhe selektor i Kombëtares A të seniorëve. Jam krenar që isha anëtar i bordit të FVK-së, nënkryetar dhe Kryetar i FVK-së, në rrugëtimin e gjatë deri të pranimi ndërkombëtar.

Në fund në këto ditë të vështira për të gjithë popullin dhe sportistët, uroj kjo pandemi të kaloj sa më shpejt dhe të kthehemi në fushat sportive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat