A duhet Ibrahimi t’i thërras kryetarët e katër klubeve të para?

Volejboll

A duhet Ibrahimi t’i thërras kryetarët e katër klubeve të para?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:54
Abedin Ibrahmi

Federata e Volejbollit të Kosovës, duhet të mendojë edhe planin B!

Nuk guxon në asnjë formë të flejë por duhet të komunikojë me klube, se si të vendosin opsione për maj ose edhe për muajin qershor dhe të gjejnë një zgjidhje si t’i përfundojnë garat.

Organet kompetente duhet të merren me këtë çështje, ndërsa Abedin Ibrahimi, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, duhet t’u thërrasë kryetarët e klubeve që janë në katër vendet e para të renditjes, të bisedojë që të paktën të përcaktohet kampioni me play-off.

Të flasin me kryetarët e klubeve, si Ferizaj, Luboteni nga Ferizaj, Prishtina Volley, Theranda te meshkujt dhe M-Technologie, Skenderaj, Kastrioti i Ferizajt dhe Drita e Gjilanit te femrat, të bisedojnë se si t’ia bëjnë në rastin më të jashtëzakonshëm! Sigurisht Ibrahimi po pret momente më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat