Bahri Gjinovci - skeptik

Volejboll

Bahri Gjinovci - skeptik

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2020 Në ora: 18:16
Bahri Gjinovci

Kryetrajneri i klubit të volejbollit Prishtina F, Bahri Gjinovci, si çdo trajner tjetër ka planet e tija. Edhe ai si gjithë të tjerët është i brengosur me gjendjen që po kalon Kosova dhe gjithë bota me armikun e padukshëm, virusi korona.  Ai shprehet skeptik sa i përket vazhdimit apo jo të garave.

Bahri, si e sheh vazhdimin e kampionatit dhe a duhet te futet edhe Prishtina F në play-off për titull nëse shkon me garë të shkurtuar?

“Uroj të gjithë të jenë mirë me shëndet dhe këte gjendja ta kalojnë sa më shpejt! 

Image

Prishtina F

Sa i përket vazhdimit të kampionatit ende nuk mund të kemi një propozim konkret për shkak të pandemisë. Për momentin mund të kemi supozime secili nga ne,  sepse ende nuk  po e  dimë sa do të zgjat kjo gjendje.

Unë shpresoj që të kaloj sa më shpejt dhe nëse kalon brenda një muaj atëherë është mundësia të vazhdojmë kampionatin e rregull sepse kanë kaluar vetëm 3 xhiro të këtij sezonit. 

Po lutemi që mos të zgjat kjo gjendje, por nëse zgjat edhe muajin maj atëherë do jetë problem për vazhdimin a kampionatit, dhe mund të vijë deri të anulimi ose mundet me pas edhe zgjedhje të tjera për të luajtur Play-Off por nuk e di se a do te ishte reale apo jo?”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tej tha:  “E mira e gjithë kësaj është t’i përmbahemi këshillave të institucioneve përkatëse, të rrijmë në shtëpi, ta kalojmë më lehtë këtë pandemi dhe mos të kemi pasoja, ndërsa për gjitha këto tjerat do të kemi kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat