Lum Prishtina që e ka Leonitën, Mehdiu ballëlart - Bota Sot
Lum Prishtina që e ka Leonitën, Mehdiu ballëlart

Volejboll

Lum Prishtina që e ka Leonitën, Mehdiu ballëlart

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2020 Në ora: 17:28
Lum Prishtina që e ka Leonitën, Mehdiu ballëlart

Shumica e volejbollisteve stërviten në mënyra individuale për të mbajtur formën. Ndër to është edhe Leonita Hoxha, volejbolliste e Prishtina F, anëtare e Superligës së Kosovës.

Ajo në vendlindjen e saj në Lipjan vazhdon stërvitjet individuale, herë me goma të veturës e herë në aspektet tjera, duke punuar pareshtur.

Image

Padyshim, lum Prishtina që e ka një lojtare të tillë dhe që punon me ritëm të lartë.

Image

Edhe drejtori sportiv Mehdi Mehmeti, ka një mijë e një arsye që të mbajë lart kokën, sepse ai ishte vendimtar që këtë lojtare e ka prurë në këtë nivel dhe ka luftuar shumë për të që të jetë pjesë e Prishtinës.

Mehdiu ka bërë një punë të madhe që nga organizimi e deri në aspektet tjera të përforcimeve të klubit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat