Abedin Ibrahimi i ka fituar të gjitha luftërat! Mehdi Mehmeti ka mbetur pa “municion” apo një ‘komandant’ pa ushtar?

Volejboll

Abedin Ibrahimi i ka fituar të gjitha luftërat! Mehdi Mehmeti ka mbetur pa “municion” apo një ‘komandant’ pa ushtar?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2020 Në ora: 16:45
Abedin Ibrahimi i ka fituar të gjitha luftërat! Mehdi Mehmeti ka mbetur pa “municion” apo një ‘komandant’ pa ushtar?

Në disa federatat sportive në Kosovë nuk ka qetësi, por sot qetësia më shumë ka ardhur për shkak të gjendjes së pandemisë. 
Disa nga federatat duhet t’i falënderohen edhe virusit korona, që në një aspekt ia panë hajrin, sepse janë pak më të qetë edhe nuk e kanë edhe presionin e ashtuquajtur opozitë!

Edhe Federata e Volejbollit të Kosovës, me presidentin Abedin Ibrahimi, një kohë u ballafaqua me furtuna të shumta, por që i mposhti të gjitha apo si thonë në popull: E kaloi me sukses fruthin! 

E dyta, njeriu që kritikoi më së shumti, Mehdi Mehmeti, një punëtor i madh, ka kohë që iu është mbyllur goja sikur me ngjitës, vetvetiu apo nga dikush tjetër, më së miri e din ai. Ai ka qenë më i zëshmi apo siç thonë disa një “komandant” pa ushtar në vijën e frontit! 

Në vijën e frontit me Abedin Ibrahimin kushdo që ka hyrë dhe ka pësuar humbje të madhe! 

Ibrahimi edhe atëherë kur pritej, në fund të vitit 2017, se do të humb, ai u rizgjodh president i FVK-së dhe aty filloi shkëlqimi tjetër i fytyrës së tij apo dukej jashtëzakonisht i fuqishëm. Ai gradualisht e pruri federatën në binarë me një ekip të ri apo administratë më të vyeshme! I vetmi zë kritikë, Mehmdi Mehmeti, ka kohë që është i heshtur.

Disa thonë se ka mbetur pa “municion”, e disa thonë se iu ka “lagur baruti, dhe nuk i shkrep më në asnjë formë”. Mbi të gjitha, Abedin Ibrahimi, me gjakftohtësi apo me urtësi e mençuri i fitoi të gjitha furtunat dhe është një “komandant” me shumë ushtarë për dallim nga Mehmeti, që flitet se ka mbetur pa asnjë! Ibrahimi u morë me punë organizative dhe nuk u morë se kush po e kritikon apo etiketon.

Ai e kishte zgjedhur heshtjen më të mirë, që ajo heshtje e tij i mposhti kritikët, ndërsa me gjasë edhe Mehmeti u dorëzua dhe pajtohet me fatin aktual. Për faktin se ky i fundit, flitet se ka mbetur pa “fishekë” sportivë. Kështu që, volejbolli ka qetësinë, triumfuesi më i madh është Ibrahimi, ndërsa Mehmeti mund të mbetet si fitues moral por jo edhe zë kritikë i fuqishëm karshi federatës, të cilit i mbetet tani lufta brenda klubit të tij.

Me një fjalë, sa më të bashkuar që janë komuniteti i volejbollit aq më të organizuar do të jenë dhe do të kenë më shumë cilësi. Komunitetit të volejbollit i duhet dashuri sportive dhe në rritjen e nivelit, jo përçarje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat