Si po stërviten të KV Fushë Kosova? Elezaj: Ju mbetet udhëheqësve të FVK-së t’i shohin zgjidhjet e mundshme - Bota Sot
Si po stërviten të KV Fushë Kosova? Elezaj: Ju mbetet udhëheqësve të FVK-së t’i shohin zgjidhjet e mundshme

Volejboll

Si po stërviten të KV Fushë Kosova? Elezaj: Ju mbetet udhëheqësve të FVK-së t’i shohin zgjidhjet e mundshme

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2020 Në ora: 17:23
Istref Elezaj

Klubet e volejbollit në Kosovë, disa ballafaqohen me krizë të thellë, disa i kanë kushtet më të mira e disa janë mirë financiarisht. Megjithatë, situata e jashtëzakonshme me pandemi, tani ka hapur një kapitull të ri dhe që rrezikon shumicën e klubeve, duke i futur edhe në krizë më të thellë, sidomos te ato që kanë vështirësi financiare.  

KV Fushë Kosova (femrat), anëtare e Superligës B të Kosovës, ka synimet e saja. Kryetrajneri i klubit “hekurudhorë”, istref Elezaj, e din se janë para një situate shumë të vështirë, të jesh apo të mos jesh, shkaku i pandemisë.

Ju si kryetrajner i Fushë Kosovës, si e sheh vazhdimin e kampionatit dhe cilat skuadrat duhet të jenë në play-aut, nëse vendoset kësisoj?

Image

“Edhe volejbolli në Kosovë si të gjitha sportet tjera i ka ndaluar të gjitha aktivitetet, po ashtu edhe klubi i ynë, KV Fushë Kosova. Volejbollistet po mundohen në kushte shtëpie të mbajnë formën fizike, mirëpo siç po shihet vazhdimi i kampionatit do të jetë ende larg, ju mbetet udhëheqësve të federatës t’i shohin zgjidhjet e mundshme, që ky kampionat të mos dështoj, jeni në dijeni që përveç Superligës A, tash janë garat edhe të Superligës B në të cilën garojmë edhe ne, pastaj ligat e para, e garat e të rinjve, janë një numër i madh i ndeshjeve të cilat do të marrin kohë, e gjitha do të varet prej ditës kur do të kemi lejimin zyrtar për fillim të aktiviteteve”, përgjigjet Elezaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Elezaj tha se çdo vendim të organeve përkatëse të FVK-së do të respektojnë.

“Ne si klub do të respektojmë secilin vendim, primare duhet të jetë shëndeti i sportistëve. Mendojmë që nëse zgjatet gjendja me virusin Covid-19, duhet të shikohet mundësia që në Superligën A të zhvillohet play off-i, ndërsa sa i përket play out-it, të zhvillojnë lojët me sistem eliminimi dy ekipet e fundit te Superligës, me dy ekipet e para të ligës së parë.

Por po e ritheksoj, po shpresojmë që gjendja të normalizohet pasi që ende ka kohë të mjaftueshme dhe të kemi mundësi t’i përfundojmë garat sipas planit, gjithçka të vendoset në parket dhe të kanë të gjithë gjasat e barabarta për garim në Superligë për vitin e ardhshëm.

Për fund dëshiroj t’i përshëndes të gjithë volejbollistet, respektoni rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, rrini në shtëpi, së bashku do të ia dalim dhe do të takohemi në shtëpitë tona të dyta, palestrat sportive”, përfundoi Elezaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat