Sipas Naser Krasniqit, ky është formacioni më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019

Volejboll

Sipas Naser Krasniqit, ky është formacioni më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2020 Në ora: 15:18
Sipas Naser Krasniqit, ky është formacioni më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019

Naser Krasniqi, kryetrajner i lideres M - Technologie nga Prishtina, pothuajse në vazhdimësi ka qenë pjesë e volejbollit dhe është njohësi më i mirë i rrethanave qoftë para luftës dhe qoftë pas luftës, me kënaqësi iu është përgjigjur anketës së rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, duke zgjedhur formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit (1999-2019) të Kosovës në volejboll (femrat).

Emrat e asnjërit trajner e as ish volejbollistes nuk do të zbulohen pa pëlqimin e tyre, që kanë paraqitur formacionet më të mira, por do të mbeten sekret. Të martën e 21 prillit, do ta zbulojnë formacionin më të mirë 1999-2019. 

“Në anketën e juaj bërë këto ditë e cila pak a shumë kërkon një qasje dhe një studim më të kujdesshëm duke u bazuar në arkivën e FVK-ës ose në vet memorien time përgjatë këtyre dy decenieve, do të mundohem ta jap mendimin tim edhe pse fillimisht kam pas një hezitim.

Kur duam ta bëjmë një përzgjedhje të tillë të lojtareve dhe trajnerit për një periudhë kaq të gjatë, duhet së pari të zhvishemi nga subjektiviteti dhe të bazohemi në argumentin e quajtur 'rezultati'' si njësi matëse për ta përzgjedh një sportiste që të jetë në këtë përbërje e kurrsesi të jemi subjektiv siç e pashë nga disa prononcime.

Është periudhë e gjatë 20-vjeçare dhe se është e vështirë të përcaktohen 7 lojtare për arsye se gjatë kësaj periudhe ka mundësi që s’do të kemi mundësi t’i përmendim të gjitha ato lojtare që kanë dhënë shumë për volejbollin, andaj paraprakisht do të ju kërkoj falje nëse nuk ka vend për të gjithë ato lojtare të cilat nuk do të kemi mundësi me i përfshi në listën e kësaj ankete.

Prononcimi im do të jetë i bazuar në suksesin e ekipit në të cilën lojtarja ka dhanë kontribut”, thotë Krasniqi.

Ky është formacioni më i mirë 199-2019, sipas Naser Krasniqit
“Pasi që jam akter i pjesëmarrjes së gati tërë kësaj epoke 20 – vjeçare, unë këtë listë do ta ndajë në dy periudha: 1999 -2009 dhe 2009 – 2019. 

1. Pasueset më të mira:  Edona Gjinolli ( pjesë e AAB e fituese e kupës 2012 dhe titullit 2011, Drenusha Asllanaj, tituj me Kastriotin 2009, me Prishtinën 2012,2013, me AAB-ën 2015) .  

2. Korrektore: Vlora Hasani - Berisha (kampione me Mabetex ,2005, 2006, 2007), Rukije Mujaj  - pjesë e plejadës së re (fituese e kupës me Skenderajn në vitin 2019, anëtare e kombëtares).

3. Pranuese: Arbenita Ymeri (kampione me Kastriotin 2000, me Mabetex 2004, 2005, 2006, 2007); Shqipe Kqiku (kampione me Mabetex 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, me AAB 2011 dhe2015).

4. Qendrat: Albulena Ejupi (kampione me Mabetex 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, me AAB 2011), Fjolla Shabani (kampione me Dritën 2017, 2018, 2019).

5. Libero: Fjolla Hyseni - kampion me Dritën, katër herë kampione), Sherife Behrami (kampione me Skenderaj 2014, fituese e kupës 2019).

6.Volejbollistja më e mirë e të gjitha kohërave në rolin e pranueses dhe qendrës, është Shemsije Asllanaj,  kampione me Dinamo të Tiranës (2001), me Gjinovcin (2002, 2003), me Kastriotin 2009, me Universitetin e Prishtinës 2010, me Prishtinën (2012,2013 ), me AAB në (viti 2015 ).

Volejbollistja më e mirë 1999-2019: Shemsije Asllanaj.
Në këtë listë është e pamundur ti fusim të gjitha ato që kanë dhënë shumë për volejboll, andaj ju kërkoj ndjesë paraprakisht”, thotë Krasniqi gjatë anketës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat