Ganimete Gërbovci tregon formacionin më të mirë të periudhës 1999-2019 - Bota Sot
Ganimete Gërbovci tregon formacionin më të mirë të periudhës 1999-2019

Volejboll

Ganimete Gërbovci tregon formacionin më të mirë të periudhës 1999-2019

Më: 20 prill 2020 Në ora: 22:15
Ganimete Gërbovci tregon formacionin më të mirë të periudhës 1999-2019

Ish volejbollistja e mirënjohur, Ganimete Gërbovci, ish reprezentuese e kombëtares së Kosovës, aktualisht kryetare e KV Prishtina F, është përgjigjur në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, se cili është formacioni më i mirë i Kosovës në volejboll (femrat), në periudhën 1999-2019.

Nesër do të publikojmë se cili është formacioni më i mirë në 20 vitet e fundit (1999-2019), cili trajneri dhe cila volejbollistja më e mirë 1999-2019, gjithnjë sipas të anketuarve (trajnerëve të Superligës dhe ish volejbollisteve më të mira).  Disa nga trajnerët e ish volejbollistet, gjatë anketimit, dëshirojnë të mbeten anonim. 

“Unë nga viti 1993-2012: Kampion dhe Fitues i kupës, 8 vite me Dritën, kampion dhe Kupën e Kosovës; dy vite me Kastriotin, kampion dhe Kupën, dy vite me Matetex, kampion dhe fituese e Kupës, 1 vit me Universitetin e Prishtinës, kampion dhe Kupën, dy vite me Prishtinën dhe përforcim për play-off në klubin Italian Dannunziana”, tregon historinë e bujshme si lojtare, Ganimete Gërbovci. 

Formacioni më i mirë 1999-2019 të femrat, sipas Ganimete Gërbovci

Pasuese  1999-2019: Edona Gjinolli
Korrektore  1999-2019: Vlora Hasani
Pranuese  1999-2019: Vildane Jashari dhe Arberita Ymeri
Libero  1999-2019: Saranda Grajçevci dhe Leonora Latifi
Volejbollistja më e mirë  1999-2019: Shemsije Asllanaj
Trajneri më i mirë 1999-2019: Bahri Gjinovci, Abedin Ibrahimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat