Ganimete Gërbovci - pasuesja më e mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019

Volejboll

Ganimete Gërbovci - pasuesja më e mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2020 Në ora: 13:38
Ganimete Gërbovci - pasuesja më e mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, morën pjesë 6 trajnerë të Superligës A dhe 8 ish volejbolliste të mirënjohura, ish reprezentuese të Kosovës, gjithsej 14, ku nxorën formacionin më të mirë, po ashtu edhe pasuesen më të mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019.  

Ganimete Gërbovci u zgjodh pasuesja më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019 apo më e mira në 20 vitet e fundit. Sipas të anketuarve, Gërbovci mori 7 vota, dy më shumë se Blinera Jaha dhe tri se Edona Gjinolli. Në fakt, ish volejbollistja Gërbovci është pa konkurrencë në këtë pozitë.

Ajo ka një karrierë të bujshme e me suksese, pas luftës ka luajtur edhe në ekipin italian Dannuziano nga Peskara.  

Image

Karriera e saj si volejbolliste është nga vitit 1993 deri 2012: 8 vite me Dritën, kampion dhe Kupën e Kosovës; dy vite me Kastriotin, kampion dhe fituese e Kupës, dy vite me Matetexin, kampion dhe fituese e Kupës, 1 vit me Universitetin e Prishtinës, kampion dhe fituese e Kupës, dy vite me Prishtinën dhe përforcim për play-off në klubin Italian Dannunziana.

POZITA PASUESE:
Sipas anketës, GANIMETE GËRBOVCI, është pasuesja më e mirë e periudhës 1999-2019.
Renditja

1. Ganimete Gërbovci        7 vota
2. Blinera Jaha    5
2. Edona Gjinolli    4 
3. Drenusha Asllanaj    2
4. Nurane Musliu    1
4. Arta Ramadani    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat