Fjolla Shabani - më e mira si qendër në 20 vitet e fundit

Volejboll

Fjolla Shabani - më e mira si qendër në 20 vitet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:28
Fjolla Shabani - më e mira si qendër në 20 vitet e fundit

Volejbollistja Fjolla Shabani është më e mira në rolin e qendrës në 20 vitet e fundit.

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”,  Shabani, u votua më së shumti, nga trajnerët e Superligës A dhe ish volejbollistet e mirënjohura.

Shabani fitoi 9 vota dhe një më shumë se Albulena Ejupi që renditet në pozitën e dytë. Me një fjalë, Shabani dhe Ejupi janë në përbërjen më të mirë të Kosovës në periudhën 1999-2019. 

POZITA QENDRA
Sipas anketës, FJOLLA SHABANI, është qendra më e mirë e periudhës 1999-2019.
Renditja

1. Fjolla Shabani    9
2. Albulena Ejupi    8
3. Mimoza Shkodra    2
4. Besarta Kashtanjeva    1
4. Shpresa Azemi    1
4. Margona Maksuti    1
4. Egzona Geci    1
4. Bleona Kadriu    1
4. Arbenita Ymeri    1
4. Marigona Asllanaj
4. Jehona Berisha    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat