Ta hanë bukën e në fund të shajnë... - Bota Sot
Ta hanë bukën e në fund të shajnë...

Volejboll

Ta hanë bukën e në fund të shajnë...

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:46
Ta hanë bukën e në fund të shajnë...

Në komunitetin e volejbollit të Kosovës, si shumë herë ka pasur gjëra shumë pozitive po ashtu edhe negative, si gjithmonë edhe pakënaqësi.

Disa herë kemi dëgjuar nga një ose dy trajnerë apo ish trajnerët, ose edhe drejtuesit apo ish drejtues i ndonjë klubit, se shumë herë e mira iu ka kthyer bumerang qoftë nga volejbollisti apo volejbollistja apo ish volejbollisti apo ish volejbollistja.  

Këto ditë dëgjuam dikë, që nuk do ta potencojmë me emër e mbiemër, apo është trajner, drejtues klubi, drejtor sportiv apo menaxher, pak ka rëndësi, kur e thotë si me nervoz: “Të bëhemi parimor! Ta hanë bukën e këndej të shajnë pasi të të largohen nga klubi”.  Këtë e lidhi me periudhën nga paslufta e deri më sot.

Jo vetëm në volejboll por edhe në shumë sporte tjera, ka kësi ankesa nga disa, që janë në numër shumë të vogël. Prandaj, rivaliteti në sport ndonjëherë i kapërcen edhe kufijtë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat