Një numër i sporteve thurin elozhe për volejbollin e Kosovës 

Volejboll

Një numër i sporteve thurin elozhe për volejbollin e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2020 Në ora: 13:56
Një numër i sporteve thurin elozhe për volejbollin e Kosovës 

Disa sporte, edhe disa nga zyrtarët e lartë të federatave të ndryshme sportive në vendin tonë, komplimentojnë komunitetin e volejbollit të Kosovës.

Për hir të korrektësisë, nuk do t’i përmendim një numër të zyrtarëve të federatave por edhe të sporteve tjera, të cilët thonë, se volejbolli, ishte një shembull për notën më shumë se dhjetëshe, për mënyrën se si votuan në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot” dhe e nxorën formacionin më të mirë të Kosovës në periudhën 1999-2019.

Sipas tyre, kanë zgjedhur formacionin pothuajse me shumë se 90 për qind më të mirin e mundshëm apo të saktë dhe sipas meritave. Me këtë pajtohen edhe një pjesë e madhe e komunitetit të volejbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat