Ish volejbollistet e Kosovës, të parat e pasluftës që luajtën jashtë shtetit 

Volejboll

Ish volejbollistet e Kosovës, të parat e pasluftës që luajtën jashtë shtetit 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2020 Në ora: 15:01
Pamje nga një ndeshje

Shemsie Asllanaj është një emër i papërsëritshëm i volejbollit në vendin tonë.

Disa thonë se është më e mira e të gjitha kohërave, ndërsa në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, Shema triumfoi bindshëm si lojtarja më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019. Ajo fitoi me vota 10 me 1 karshi Vildane Jasharit dhe Afërdita Sadikut.  

Shemsija, ish volejbolliste, ka luajtur në pozitën e pranueses, në vitet e para të pasluftës, doli kampione me Dinamo e Tiranës (2001). 

Image

Shemsie Asllanaj

Vildane Jashari po ashtu është volejbollistja e parë që ka luajtur jashtë kufijve, në Teutë të Durrësit së bashku me Afërdita Sadikun, një lojtare e shkathët e asaj kohe. 

Image

Vildane Jashari

I morëm shembull këto lojtare të asaj kohe që kanë luajtur në ekipe të forta, sepse Vildanja ka luajtur edhe në Dannunziano të Italisë, por nuk mund të vlerësohet me nivelin e Teutës nga Durrësi.

Image

Afërdita Sadiku

Shema, Vildanja dhe Afërdita, janë lojtaret e para të asaj kohe që luajtën në klube të forta. Ish lojtaret, që janë ndër të para që shijuan garat zyrtare evropiane përkatësisht në CEV Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat